Lajme
Britania mohon pretendimet e BE-së për ndalimin e plotë të eksportit të vaksinave
Një zëdhënës i qeverisë britanike mohoi sot një pohim të presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, sipas të cilit Londra ka vendosur një ndalim të plotë të eksportit të vaksinave.
Në një postim në blog, Michel mbrojti regjistrin e ri të eksportit të vaksinave të Bashkimit Europian, që i lejon vendet e Bllokut të bllokojnë dërgesat, nëse besojnë se detyrimi kontraktual i një kompanie ndaj tij nuk është përmbushur, duke drejtuar gishtin ndaj SHBA dhe Britanisë së Madhe, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch
“Faktet nuk gënjejnë. Britania dhe SHBA kanë vendosur një ndalim të plotë për eksportin e vaksinave ose përbërësve të vaksinave të prodhuara në territorin e tyre, por BE, rajoni me kapacitetin më të madh të prodhimit të vaksinave në botë, ka vendosur thjesht një sistem për kontrollimin e eksportit të dozave të prodhuara në BE”, shkroi ai.
Por Londra me shpejtësi mohoi akuzat për vendosjen e një ndalimi.
“Qeveria britanike nuk ka bllokuar eksportin e asnjë vaksine të vetme COVID-19. Çdo referencë ndaj një ndalimi të eksportit në BM ose ndonjë kufizim i vaksinave janë plotësisht të rreme”, u përgjigj një zëdhënës britanik.
“Kjo pandemi është një sfidë globale dhe bashkëpunimi ndërkombëtar për zhvillimin e vaksinave vazhdon të jetë një pjesë integrale e përgjigjes sonë”, theksoi ai në një deklaratë me shkrim.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku











