Lajme
‘Turizmi’ i vaksinave në Moskë, qytetarë të huaj po udhëtojnë drejt Rusisë për t’u vaksinuar
“Sheshi i Kuq” i Moskës nuk ka më vetëm turistët e zakonshëm por edhe individë që vijnë për turizëm por edhe për të marrë vaksinën “Sputnik V”. Me origjinë nga Bangladeshi Azeem studion në Moskë në shkollën e lartë për ekonomi. Sot ai po merr dozën e dytë të vaksinës.
“Ishte vaksina e parë në botë dhe mendoj që është shumë e mirë! Njoh studente nga Vietnami, Indonezia, Amerika, Italia që janë vaksinuar gjithashtu,” – thotë Azeem.
Por me kufijtë e Rusisë të mbyllur pjesërisht, nuk është e lehtë për të huajt që të udhëtojnë drejt Moskës. Shumica e atyre që udhëtojnë drejt saj janë rusë. Alina jeton në Gjermani dhe ajo po kthehet sërish atje, pasi erdhi për tu vaksinuar, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Ekziston një çertifikatë që tregon që unë jam vaksinuar në Rusi. Dhe shpresoj shumë që autoritetet gjermane do ta njohin atë kur unë të kthehem sërish në Gjermani. Nëse do të vaksinohesha në Gjermani do të prisja në një listë të gjatë. Ndërsa këtu u vaksinova për pesë minuta, edhe pse nuk kisha një pasaportë ruse me vete,” – shprehet Alina Drobyshevskaya rezidente ruse në Gjermani.
Zyrtarisht, tani për tani vetëm rusët kanë të drejtë që të vaksinohen me Sputnik V në Rusi. Por ky rregull nuk zbatohet në praktikë. Dhe autoritetet ruse, duke besuar te suksesi i vaksinës, shpresojnë që së shpejti të pushtojnë dhe tregun evropian.
Deri tani një total prej 46 vendesh kanë marrë dozat e vaksinës ruse. Dhe ekziston mundësia që vaksina ruse do mund që të shitet edhe në tregun evropian pas aplikimit tek Agjencia Evropiane e Barnave.
Ndërkohë, për ato që përpiqen të vaksinohen më herët, tani është e mundur që të drejtohen drejt Moskës për tu vaksinuar.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë












