Lajme
Nga kjo ditë do të mbyllen dyqanet dhe shkollat në Itali
Është bërë e ditur se dyqanet, restorantet dhe shkollat do të mbyllen në pjesën më të madhe të Italisë të hënën, pas paralajmërimit të kryeministrin Mario Draghi për një “valë të re” të shpërthimit të koronavirusit, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit thuhet se për tri ditë gjatë Pashkëve, 3-5 Prill, do të ketë një mbyllje totale. Italia, e cila një vit më parë vendosi një nga bllokimet e para kombëtare, po lufton edhe një herë për të përmbajtur përhapjen e shpejtë të infeksioneve.
Vendi ka raportuar më shumë se 100,000 vdekje të lidhura me Covid, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar, ndërkohë që fushata e vaksinimit në Itali është me vonesa.
Javën e kaluar qeveria bllokoi eksportin e 250 000 dozave të vaksinës Oxford-AstraZeneca në Australi në një përpjekje për të adresuar mungesat e vaksinave.
Po kështu edhe Bullgaria, Danimarka dhe Norvegjia kanë ndaluar të gjithë përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca për shkak të frikës se mund të shkaktojë mpiksje gjaku.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se nuk kishte asnjë tregues se kjo ishte e vërtetë, duke theksuar se vendet nuk duhet të ndalojnë së përdoruri vaksinën.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













