Lajme
Rrëshqitje e dheut: Linja SBB Bernë-Lozanë ndërpritet deri të hënën
dhëtarët që duan të udhëtojnë nga Gjeneva dhe Lozana për në Cyrih, Bernë, Bazel dhe Lucern rekomandohen të përdorin linjën hekurudhore përmes Biel-Bienne
Pas rrëshqitjes së dheut që ka ndodhur të premten në mëngjes në La Conversion (VD), linja hekurudhore Bernë-Friburg-Lozanë pritet të ndërpritet derisa të fillojnë ndërhyrjet e nevojshme, të hënën në mëngjes.
Zëdhënësi i SBB, Frédéric Revaz ka bërë këtë njoftim të shtunën për agjensinë e lajmeve Keystone-SDA.
Për pasojë, të gjithë trenat në këtë itinerar janë anuluar, transmeton albinfo.ch. Udhëtarët që duan të udhëtojnë nga Gjeneva dhe Lozana për në Cyrih, Bernë, Bazel dhe Lucern rekomandohen të përdorin linjën hekurudhore përmes Biel-Bienne.
Udhëtarët nga Payerne VD dhe Freiburg do të udhëtojnë përmes Yverdon VD. Për transportin regjional do të futen në funksion autobusët e zëvendësimit midis Lozanës dhe Palézieux .
Rrëshqitja e dheut ka ndodhur të premten rreth orës 5.20 të mëngjesit në La Conversion para Lozanës në një nga linjat kryesore të SBB, përcjell albinfo.ch. Rreth 150 metra kubë dhè kanë mbuluar shinat, duke i bërë ato të pakalueshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














