Lajme
Italia planifikon të vaksinojë 80% të popullsisë deri në fund të shtatorit
Qeveria e re italiane thotë se parashikon që deri në fund të shtatorit të jetë vaksinuar kundër COVID-19 të paktën 80% e popullsisë.
Zyra e Kryeministrit Mario Draghi ka përcaktuar këtë si objektiv në programin kombëtar të vaksinimit.
Zotimi vjen pas kritikave ndaj BE për vonesa në shpërndarjen e vaksinave si dhe probleme të tjera logjistike.
Deri tani në Itali janë vaksinuar më pak se 2 milionë njerëz ose 3% e popullsisë.
Italia po përballet ditët e fundit me rritjen e rasteve të reja me COVID-19 dhe disa qytete do të klasifikohen si “zona të kuqe”, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Kjo do të thotë se dyqanet do të jenë të mbyllura dhe shkollat do të ndiqen në distancë.
Vetëm të shtunën në të gjithë vendin janë raportuar më shumë se 26 mijë raste të reja.
Spitalet në vend po vuajnë rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë përkujdesje intensive.
Që prej nisjes së pandemisë, Italia ka regjistruar 3.2 milionë raste infektimesh dhe është vendi i dytë në Evropë me më shumë raste fatale pas Mbretërisë së Bashkuar me 101 881 të vdekur.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














