Lajme
Mbi 120 milionë raste me Covid-19 në botë, 96 milionë të shëruar
Numri i rasteve me koronavirus në mbarë botën ka shkuar në mbi 120 milionë.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 120 057 631 raste me COVID-19.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 30 043 662 raste deri më tani, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Pas SHBA-së radhiten India me 11 439 250 raste, Brazili 11 359 048, Rusia 4 380 525, Britania e Madhe 4 253 820, Franca 4 045 319, Italia 3 201 838, Spanja 3 183 704, Turqia 2 866 012 dhe Gjermania me 2 569 850.
Për shkak të COVID-19 në gjithë botën kanë humbur jetën 2 659 836 persona, janë shëruar 96 589 356 të prekur nga koronavirusi, ndërsa ende 20 808 439 persona vazhdojnë trajtimin.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku










