Lajme
Një tërmet 3.3 shkallësh ka dridhur sot Bernën
Tërmeti ka ndodhur të hënën në orën 14:27:35 pasdite (sipas kohës lokale), dhe kishte një fuqi prej rreth 3.3 ballësh të Rihterit
Një tërmet uështë regjistruar sot pasdite rreth shtatë kilometra në jugperëndim të Bernës
Shërbimi Sizmologjik Zviceran në universitetin ETH të Cyrihut ka regjistruar një tërmet rreth shtatë kilometra në jugperëndim të Bernës, raportomn sda.ch.
Tërmeti ka ndodhur të hënën në orën 14:27:35 pasdite (sipas kohës lokale), dhe kishte një fuqi prej rreth 3.3 ballësh të Rihterit.
Tërmeti ishte qartë i dukshëm në zonat afër epiqendrës.
Një punonjëse e Inselspital-it të Bernës ishte ulur në zyrë me kolegët e saj të punës, transmeton albinfo.ch. “Papritmas e gjithë zyra u trondit, dosjet në tryezë po lëviznin dhe shishja e ujit po dridhej”, thotë 24-vjeçarja, duke përshkruar përshtypjet e saj.
Tërmeti ka zgjatur midis pesë dhe dhjetë sekonda.
Sipas Mauro Häusler nga Shërbimi Sizmologjik Zviceran, bëhej fjalë për një tërmet relativisht të dobët, i cili është relativisht i zakonshëm në këtë vend. “Jo saktësisht në Bern, por në Valis gjithmonë kemi dridhje të kësaj madhësie,” shpjegon sizmologu, përcjell albinfo.ch. Zvicra Qendrore, Bazeli dhe Graubündeni janë gjithashtu pika të nxehta.
Në parim, megjithatë, mund të ketë tërmete më të vogla kudo në Zvicër.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













