Maqedonia
Maqedonia synon të bëhet pionier i kanabisit në Evropë
Maqedonia e Veriut duket se po tenton të bëhet një vend, pionier i kanabisit në Evropë, me qeverinë që po merr në konsideratë legalizimin e marijuanës në atë që do të ishte një risi në kontinent.
Por shumëkush, është i shqetësuar për mungesën e një strategjie të qartë, që edhe ka karakterizuar politikat kaotike të qeverisë ndaj drogave, për katër vitet e shkuara, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Filip Dostovski: “OJQ-ja jonë dhe vetë unë po punojmë për legalizimin e kanabisit, në kuptimin që: nëse nuk po ia shet atë minorenëve, gjithçka duhet të konsiderohet normale, ashtu si me çdo produkt tjetër.”
Filip Dostovski, aktivist për legalizimin e kanabisit vë në pah se kanabisi ka shumë efekte pozitive edhe për sa i takon shëndetin dhe se ai bashkë me të tjerë aktivistë po punojnë për të zgjeruar listën e sëmundjeve për të cilat kanabisi mund të jepet me recetë dhe për një ligj që do të lejonte përdorimin e substancës për arsye rekreative. Ndërkohë që për vetë ministrin e shëndetësisë në vend, Venko Filipçe, kjo është një fushë me perspektivë.
Venko Filipçe: “Për mendimin tim kjo është një fushë që ka një të ardhme të madhe, një fushë që ofron me të vërtetë zhvillim, çka do të thotë investime serioze.”
Ministri thotë se legalizimi mund të ishte një stimul i madh për zhvillimin e turizmit dhe merr si shembull vendet që e kanë dekriminalizuar përdorimin e kanabisit ku kontrolli është i fortë dhe ka edhe përfitime për shoqërinë.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit













