Lajme
Njoftimi i fundit i OBSH-së rreth vaksinës AstraZeneca
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të mërkurën se përfitimet nga vaksina e AstraZeneca-s tejkalojnë rreziqet e saj dhe rekomandoi që vaksinimet të vazhdojnë.
Muajin e kaluar OBSH-ja e miratoi për përdorim emergjent vaksinën e AstraZeneca dhe Universitetit të Oksfordit, duke mundësuar qasjen në vaksina më të lira për vendet në zhvillim.
Por, disa vende evropiane kanë pezulluar përdorimin e kësaj vaksine kundër sëmundjes COVID-19, pas disa shqetësimeve që ndërlidhen me mpiksjen e gjakut.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka thënë se po heton raportet për çrregullime të pazakonta të gjakut te 30 persona nga 5 milionë sa janë imunizuar me vaksinën e AstraZeneca-s.
Rregullatori i BE-së pritet të dalë me gjetjet e tij të enjten. Kreu i këtij institucioni, Emer Cooke, tha se nuk pa arsye për të ndryshuar rekomandimin që vaksina e AstraZeneca – të jetë në listën e katër vaksinave që janë miratuar për përdorim.
OBSH tha se Komiteti i tij Global Këshillëdhënës për Sigurinë e Vaksinave po vlerëson me kujdes të dhënat e fundit në dispozicion të sigurisë së kësaj vaksine.
“Sapo të përfundojë ai rishikim, menjëherë do t’i komunikojmë gjetjet”, tha OBSH në deklaratën e saj një ditë pasi ekspertët e saj mbajtën një takim me dyer të mbyllura.
“Aktualisht OBSH konsideron se përfitimet nga vaksina AstraZeneca tejkalojnë rreziqet e saj dhe rekomandon që vaksinimet të vazhdojnë”, shtoi deklarata.
Kate O’Brien, shefe e Departamentit të Imunizimit të OBSH-së, tha se paneli i sigurisë së vaksinave po kryen hulumtime për të zbuluar nëse efektet anësore të tilla si mpiksjet e gjakut kishin lidhje me vaksinimin.
“Ato janë vaksina shumë të efektshme, janë vaksina që shpëtojnë jetën, janë vaksina të sigurta dhe ne duhet të vazhdojmë me vaksinimin”, tha O’Brien në një konferencë për shtyp, transmeton Reuters.
E-Diaspora
-
“Kapërcimi i kufijve të dyfishtë, drejt një gjithëpërfshirjeje reale për refugjatët me aftësi të kufizuara” Aktiviteti, i organizuar nga NCBI Switzerland në bashkëpunim me Parlamentin e Refugjatëve, shërbeu si një platformë... -
Numri më i ri i albinfo.ch i kushtohet Pavarësisë së Kosovës dhe majave kulturore e sportive të saj -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen e Opera Ball të Vjenës -
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë
Jeta në Zvicër
-
Autorë të panjohur hedhin në erë bankomatin në Breitenbach, Solothurn Bankomati dhe pjesë të ndërtesës përreth u shkatërruan nga shpërthimi i fuqishëm. Shkalla e saktë e... -
“Kapërcimi i kufijve të dyfishtë, drejt një gjithëpërfshirjeje reale për refugjatët me aftësi të kufizuara” -
Një shtetas i Kosovës në mesin e të rinjve që kanë sulmuar pedofilët e dyshuar -
E premte, data 13: Shtatë besëtytni të çuditshme zvicerane që duhet t’i dini -
Më shumë se 5 milionë franga janë shpenzuar për fushatat zgjedhore të nëntorit












