Lajme
Italia shënon sërish rritje të rasteve me Covid-19
Në Itali u regjistruan 23 059 raste pozitive me COVID në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, që e çojnë totalin e tyre në 3 281 810.
Nga ana tjetër, u raportuan edhe 431 viktima të tjera, për një total prej 103 432 që nga fillimi i emergjencës, raporton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Deri më tani, ka aktualisht 539 008 raste pozitive në Itali, me një rritje prej 2 893, e krahasuar me dje.
Që nga fillimi i pandemisë, 2 639 370 persona janë shëruar dhe shkarkuar nga spitalet, me një rritje prej 19 716 në 24 orët e fundit.
Ka 509 174 të infektuar me COVID-19 në izolim në shtëpi, 2 413 më shumë se dje.
Shkalla e pozitivitetit është rritur me 0,7 % duke shkuar në 6,2%, (dje ishte 5,5%)
Në kujdes intensiv (ICU) janë gjithsej 3 317 pacientë të shtruar për Covid, 61 më shumë se dje në ekuilibrin midis hyrjeve dhe daljeve, ndërsa hyrjet ditore në reanimacion, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë 324 (dje ishin 319).
Në pavijonet e zakonshme Covid, ka 26 517pacientë, me një rritje prej 419 në 24 orët e fundit.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














