Lajme
17 mijë të infektuar në 24 orët e fundit në Gjermani
Sërish Gjermania është duke u përballur me një rritje eksponenciale të infektimeve me COVID-19, lidhur veçanërisht me përhapjen e variantit britanik, deklaroi sot zëvendëspresidenti i Institutit Shëndetësor Robert Koch (RKI), përcjell albinfo.ch.
“Është shumë e mundur që ne të kemi Pashkë në një situatë të ngjashme me atë që patëm para Krishtlindjeve, me një numër shumë të lartë të rasteve, shumë raste të rënda dhe të vdekur dhe spitale të mbingarkuara”, theksoi në një komferencë shtypi Lars Schaade.
“Ne jemi në valën e tretë të pandemisë, shifrat janë në rritje, përqindja e varianteve është e lartë”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.
Gjermania ka regjistruar më shumë se 17 000 raste të raportuara zyrtarisht në 24 orë, rreth 5 000 më shumë se një javë më parë.
Shkalla e incidencës arriti sot në 95,6 nga 90 të enjten, shumë pranë vlerës 100 që supozohet të shkaktojë kufizime të reja.
Kancelarja gjermane dhe drejtuesit e 16 landeve do të mblidhen për të vendosur për mbyllje të reja të mundshme, ndërkohë që vendi që prej fillimit të marsit ka vendosur disa lehtësime. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














