Lajme
Evropa po ecën drejt ndalimit të prodhimit dhe shitjes së makinave me djegie
Duket se Evropa po ecën shpejt drejt ndalimit të prodhimit dhe shitjes së makinave me benzinë dhe naftë deri në vitin 2030, duke lejuar vetëm vendosjen në treg të automjeteve elektrike dhe hibride pas kësaj date, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ndalimi evropian mund të përfshijë gjithashtu një shtrëngim të legjislacionit për ndotjen e ajrit, duke përjashtuar nga 2025 vetëm automjete me djegie që lëshojnë deri në 30 mg / km oksid azoti në atmosferë, nga 60 mg të përcaktuara për benzinë dhe 80 g për naftë. Ndërhyrjet e planifikuara synojnë gjithashtu uljen e kufijve të monoksidit të karbonit, duke i sjellë ato nga 1000 mg në 500 mg / km për makinat me benzinë dhe nga 300 mg në 100 mg / km për makinat me naftë, shkruan “scantv”.
Po ashtu, makinat e pasagjerëve dhe furgonët janë përgjegjëse për afërsisht 12% dhe 2.5% të emisioneve totale të BE-së të dioksidit të karbonit (CO2).
Për këtë arsye, më 17 prill 2019, Parlamenti Evropian dhe Këshilli miratuan Rregulloren (BE) 2019/631, e cila përcakton standardet e performancës së emetimit të CO2 për makinat e reja të pasagjerëve dhe furgonët e rinj në BE, E cila hyri në fuqi në 1 janar 2020, duke zëvendësuar dhe shfuqizuar rregulloret e mëparshme. Për ta bërë Evropën “klimatike neutrale” deri në vitin 2050, BE planifikon të emetojë gaze serrë me të paktën 55% deri në vitin 2030, me kufij dhe synime të reja që Brukseli synon të ndjekë nga viti 2025 në vitin 2030.
Rregullorja përfshin një mekanizëm për të stimuluar miratimin e automjeteve me ndikim zero ose të ulët në mjedis, por gjithashtu parashikon një seri të tërë sanksionesh për të bllokuar prodhimin dhe shitjen e automjeteve me benzinë dhe / ose naftë duke filluar nga 2030.
Shitjet e makinave hibride (PHEV-të e reja), në vend të kësaj do të vazhdojnë deri në vitin 2035. Pas kësaj nuk do të jetë më e mundur të shiten makina ose furgonë me motorë me djegie.
Por a do të jetë ende e mundur të blini, shisni dhe drejtoni makina me benzinë ose naftë pas vitit 2030? Përgjigjja për këtë pyetje është po, sepse ndalimi vlen vetëm për shitjen e makinave të reja. Kjo do të thotë se do të jetë akoma e mundur të blini dhe shisni automjete të përdorura ICE dhe hibride.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! Pak minuta para fillimit të ndeshjes së madhe të 1/8-ave të Kupës së Botës kundër Kolumbisë,... -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit













