Lajme
Gjermania mund të rikthejë bllokimin total
Gjermania, në prag të masave urgjente dhe të kthehet në një bllokim të rreptë, nëse është e nevojshme, tha sot kancelarja Angela Merkel, pas një takimi të nivelit të lartë midis qeverisë federale dhe shteteve në lidhje me vaksinimin e ngadaltë të vendit, përcjell albinfo.ch.
Duke parë situatën jo të mirë rreth infektimeve të shumta për nga numri, përfaqësuesit shtetërorë dhe federalë kishin rënë dakord të vendosnin një bllokim të rreptë për të parandaluar përhapjen e virusit, nëse e ashtuquajtura shkallë e incidencës shtatëditore arrin sërish më shumë se 100 raste për 100 000 banorë, shkruan atsh.
“Po shpresoja se do t’ia dilnim pa përdorur këtë frenë urgjence, por kjo nuk do të jetë e mundur, nëse shoh zhvillimin e ditëve të kaluara”, tha Merkel.
Ndërsa vendi regjistron një valë të tretë të rasteve, me variantin më ngjitës britanik që përhapet me shpejtësi, disa shtete kanë vendosur tashmë kufizime, ndërsa të tjerët ndaluan lehtësimin e planifikuar.
Shkalla e incidencës shtatëditore u rrit në 95,6 dje, nga 90 një ditë më parë, sipas Institutit Robert Koch (RKI) për Kontrollin e Sëmundjes.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













