Kosova
Çfarë pret Bashkimi Evropian nga Kurti e Osmani?
Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i mirëkupton prioritetet që i kanë dyshja Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, por thekson se në Bruksel po presin që çështja e dialogut me Serbinë të trajtohet gjithashtu me seriozitet.
“Qeverinë e re presin shumë sfida, normalisht qe prioritet i kësaj Qeveria do të jetë lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, siç edhe e kanë theksuar vazhdimisht Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Për në anën tjetër, ne në Bruksel presim që procesi i dialogut të trajtohet me seriozitet”, tha raportuesja për Kosovën në PE.
Europedeputetja, Von Cramon, e ka përshendetur letrën e Joe Biden dëguar presidentit Serb, Aleksandr Vuciq, për të cilën thotë se është sinjal i mirë edhe për Bashkimin Evropian.
“Ju e keni parë letrën që Presidenti Biden, i’a ka dërguar presidentit Serb Aleksandër Vuciq, dhe i’a ka bërë të qartë se cfarë pret nga ky dialog. Kjo mbështetje direkte nga SHBA-të, është sinjal i mirë edhe për Bashkimin Evropian, por mos ta harrojmë që pala kosovare dhe ajo serbe janë duke dialoguar, dhe ato duhet të jenë të përkushtuara”, tha ajo për RTVD, përcjell Albinfo.ch.
Von Cramon, thotë se Kosova ishte në presion të madh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj edhe nuk kishte zgjidhje tjetër për vendosjen e ambasadës se saj në Jeruzalem. Ajo nuk pret që Qeveria ardhshme ta ndryshoj këtë vendim.
“Qeveria e kaluar, e ka bërë atë marrëveshje, në të cilën kanë vendosur që ta hapin ambasadën e Kosovës në Jeruzalem. Është mëse e kuptueshme nëse Qeveria e ardhshme ndjehet e obliguar ta respektoj këtë marrëveshje, sepse nuk mund ti hedhin poshtë të gjitha punët që janë arritur nga qeveria e kaluar. Ishte një presion shumë i madh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj deri diku është edhe e kuptueshme vendimin që e ka marrë Kosova, por qëndrimi i Bashkimit Evropian është ndryshe për këtë çështje”, tha von Cramon.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












