Lajme
Shteti evropian që po ia ‘hap derën’ vaksinës kineze
Hungaria po shndërrohet gjithmonë e më shumë në hyrjen kryesore në BE për vaksinat ruse dhe kineze.
Pas lejes për vaksinën ruse Sputnik V dhe kinezes Sinopharm, disa javë më parë, tashmë vendi i drejtuar nga Viktor Orban ka vendosur t’i japë mirëseardhjen një tjetër vaksine të ardhur nga vendi aziatik, raporton CNN, përcjell Albinfo.ch.
Bëhet fjalë për vaksinën me emrin shkencor Ad50-nCoV, por e njohur me emrin e prodhuesit të tij, kompanisë farmaceutike CanSino Biologics.
Hungaria është vendi i parë europian që përdor këtë tip vaksine, ndërkohë që edhe Meksika dhe Pakistani i kanë dhënë dritën jeshile.
Sipas studimeve, ende jo të miratuara nga organizma si Agjencia Europiane e Barnave, vaksina që parashikohet me një dozë të vetme ka një efikacitet të 65, 28% pas 28 ditësh nga injektimi, ndërkohë që shmangia e rasteve të rënda dhe vdekjeprurëse shkon deri më 95%.
E-Diaspora
-
Numri më i ri i albinfo.ch i kushtohet Pavarësisë së Kosovës dhe majave kulturore e sportive të saj Albinfo.ch ka zhvilluar intervista ekskluzive me dy yje ndërkombëtarë nga Kosova: Tenorin Rame Lahaj dhe alpinisten,... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen e Opera Ball të Vjenës -
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor
Jeta në Zvicër
-
E premte, data 13: Shtatë besëtytni të çuditshme zvicerane që duhet t’i dini Sot është e premte, data 13 dhe, ashtu si shumica e vendeve, Zvicra ka listën e... -
Më shumë se 5 milionë franga janë shpenzuar për fushatat zgjedhore të nëntorit -
Bëhet apel për kujdes në male, paralajmërohet rrezik i lartë për orteqe -
Raste të tjera të dyshuara të helmimit të mundshëm të foshnjeve nga qumështi formulë -
Negociatat e ardhshme për Ukrainën do të mbahen në Gjenevë













