Lajme
Qeveria u ngjall zviceranëve shpresat për një “verë normale” këtë vit
Berset ka thënë se në stinën e verës mund të bien masat e koronës. "Qëllimi është që ne pastaj të mund të shkojmë në drejtimin e normalitetit"
Të paktën 10.5 milion doza vaksinash duhet të jenë në dispozicion të Zvicrës deri në fund të korrikut. Por, Qeveria Federale, dërgesat e mëdha nuk i pret para majit.
Këshilli Federal, kantonet dhe shefat përfaqësues të vendeve prodhuese të vaksinave Pfizer dhe Moderna janë shfaqur sot para mediave pas kritikave të mprehta të kohëve të fundit fundit rreth fushatës së ngadaltë të vaksinimit, raporton srf.ch.
Ministri i Shëndetësisë Alain Berset përsëri ka mbrojtur sigurimin e vaksinave, trasnmeton albinfo.ch. Ai madje është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me rrjedhën e fushatës së vaksinimit.
Berset gjithashtu ka specifikuar me këtë rast synimet e vaksinimit: deri në fund të prillit duhet të vaksinohen të gjitha grupet e rrezikut, deri në fund të qershorit të gjithë të rriturit që duan të vaksinohen, duhet të marrin të paktën dozën e parë. Kjo, edhepse deri më tani është thënë që të gjithë duhet të vaksinohen nga fundi i qershorit.
Sipas ministrit Berset, të paktën 10.5 milionë doza vaksinash do të jenë në dispozicion deri në fund të korrikut, numër ky i mjaftueshëm për të vaksinuar 75 për qind të popullatës së rritur.
Ministrit i Shëndetësisë, po ashtu ka thënë se në stinën e verës mund të bien masat e koronës. “Qëllimi është që ne pastaj të mund të shkojmë në drejtimin e normalitetit.”
Qëllimi i takimit ishte përgatitja e kantoneve për faktin se, sipas planit, ato do të përballen me një sfidë të madhe logjistike nga muaji maj, pëercjell albinfo.ch. Bëhet fjalë për periudhën kur tre milionë doza duhet të mbërrijnë në vend brenda një muaji – më shumë se në gjuthë tremujorin e parë të vitit, marrë së bashku.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














