Lajme
Gjermanët nuk kanë ku t’i shpenzojnë paratë
Pavarësisht pandemisë, populli gjerman po arrin të kursejë më shumë para në bankë muajve të fundit, transmeton albinfo.ch.
Referuar të dhënave të Bundesbank, nga janari 2020 deri në janar 2021, depozitat e familjeve private në banka u rritën me 182 miliardë dhe tani arrijnë në 1.73 trilion euro, shkruan Indeksonline.
Madje, trendi i rritjes së kursimeve është i madh dhe në tre muajt e ardhshëm pritet të jetë në mesatare më të lartë se aktualisht.
Sipas statistikave, gjatë pandemisë gjermanët kanë tërhequr më pak para nga bankomatët dhe bankat në përgjithësi, ngase nuk po kanë ku t’i shpenzojnë. Bankat gjithashtu kanë regjistruar rënie të ndjeshme të kërkeses për para, shkruan Indeksonline.
“Gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit ne kemi një rënie mesatare të kërkesës për para prej 10 deri në 15 për qind”, thuhet në njoftimin e Komercbank.
Çdo i treti qytetar që jeton në Gjermani ka aktualisht më shumë para në bankë se sa që kishte para një viti, thuhet në një raport të Tageschow.
Kursimet për gjermanët pritet të rriten ende, ngase ekspertët nuk parashohin rritje të ndjeshme të konsumit.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













