Lajme
Pandemia në Evropë: Anglia hapet, Italia dhe Franca ashpërsojnë masat
Anglia po përjeton kohë të lumtura pasi ka regjistruar ditën e parë pa viktima nga COVID-19. Gjithashtu, autoritetet vendase kanë lejuar grumbullimet familjare dhe kanë hapur komplekset sportive. Pas muajsh të tërë të mbyllur në shtëpi, familjet dhe miqtë mund të takohen në grupe deri në 6 persona. Ndërkohë, qeveritë në Itali dhe Francë kanë ashpërsuar më tej masat.
Gjithashtu, komplekset sportive po rihapin dyert pas regjistrimit të një rënieje drastike të rasteve me COVID-19.
Notarët ishin të prirur të bënin zhytjen e parë pas disa muajsh, në një kohë kur temperaturat në Angli u rritën.
“Jemi jashtë dhe po bëjmë ushtrime. Të bën mirë për shëndetin dhe mua më kishte munguar shumë. Ndaj është fantastike të rifilloj”, u shpreh një notarja Berni Gamble.
Shumë aspekte të bllokadës në Angli mbeten në fuqi dhe kryeministri Boris Johnson i bëri thirrje publikut të tregohet i kujdesshëm.
Sinkron Anne Fairweather, tha nga Sistemi Shëndetësor në Angli se pavarësisht hapjes, duhet të vijohet me respektimin e distancës.
“Është një mesazh i rëndësishëm në këtë moment. Gjërat po hapen, por ne duhet të mbajmë distancën e sigurisë”, tha z. Fairweather, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Por në Itali kufizimet u ashpërsuan më tej. Rrugët e Firences ishin të boshatisura në një kohë kur tri rajone, Toskana, Kalabria dhe Lugina e Aostës u kthyen në zona të kuqe rreziku. Kjo e lë më shumë se gjysmën e vendit në izolim total dhe pjesën tjetër në izolim të pjesshëm.
Franca ka përjetuar ndërkohë rreth 37 mijë raste ditore këtë javë. Është një rritje prej 1 të katërtat krahasuar me javën parardhëse, që ka tejmbushur spitalet.
Masa të reja të ashpra hynë në fuqi më 20 mars, duke mbuluar thuajse një të tretën e popullsisë, por qeveria hoqi dorë nga urdhrat për qëndrimin në shtëpi.
Disa specialistë të mjekësisë po bëjnë thirrje për mbylljen e shkollave dhe disa mësues refuzojnë të bëjnë mësim nga frika e infektimit.
Mësuesi i historisë dhe gjeografisë, Eric Finot, u shpreh se ai dhe kolegët e tij kanë vendosur të tërhiqen nga detyra, pasi ka një numër të madh të infektuarish mes mësuesve dhe nxënësve.
“Kemi parë një shpërthim të numrit të infektimeve mes kolegëve dhe nxënësve. Kemi kuota që po rriten vazhdimisht, ndaj që prej së martës së kaluar vendosëm të ushtrojmë të drejtën tonë për t’u tërhequr sepse kishim frikë të punonim në klasa në këto kushte”, u shpreh z. Finot.
Edhe në Hungari kufizimet janë zgjatur deri më 8 prill. Shtetrrethimi vazhdon dhe restorantet, pikat e kulturës, dyqanet dhe shkollat mbeten të mbyllura.
Mbi 7.260 infektime të reja u regjistruan në vend në 24 orët e fundit, pavarësisht se 21.6% e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë vaksinë.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih













