Kosova
Në disa komuna sot nis procesi i vaksinimit anti-Covid
Disa komuna në Kosovë për sot kanë paralajmëruar nisjen e procesit të vaksinimit anti-COVID-19 për personelin shëndetësor, përcjell albinfo.ch.
Komunat si Gjilani, Gjakova e Peja kanë njoftuar se vaksinimi anti-COVID-19 i personelit shëndetësor do të nisë sot.
Në njoftimin për media të Komunës së Gjakovës thuhet se procesi i vaksinimit do të nisë rreth orës 08:00 dhe atë në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Çabrati”.
Vaksinimi do të fillojë sot edhe për personelin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.
Në ditën e parë do të vaksinohen personeli i reparteve të Infektives, Pulomologjisë, Internos, Emergjencës dhe Anastezionit për të vazhduar me repartet e tjera në ditët e tjera.
Në njoftim thuhet se deri më tani si pasojë e përballjes direkt me COVID-19 janë të infektuar 196 anëtarë të personelit të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe atë 46 mjekë specialistë, 109 infermierë dhe 41 nga stafi administrative dhe teknik.
Fatkeqësisht dy nga të infektuarit, një mjek dhe një infermiere, nuk e kanë fituar betejën me COVID dhe kanë humbur jetën.
Edhe Komuna e Gjilanit ka njoftuar se sot do të nisë vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve














