Lajme
Modeli i ri, ‘Taigo’ nga Volkswagen
Gjiganti gjerman Volkswagen, zgjeroi gamën e prodhimit në tregun e Amerikës së Jugut me SUV-Coupe, modelin e emërtuar Nivus, derisa në gjysmën e dytë të këtij viti ky model do të jetë në dispozicion edhe për blerësit në Evropë. Mirëpo, në Evropë do të shitet me emrin Taigo, gjë që është konfirmuar deri më tash nga disa burime, përcjell albinfo.ch
Plasimi i modelit do të bëhet gjatë verës, derisa shitja do të fillojë në fund të vitit.
Taigo bazohet në platformën MQB A0, derisa dallimi me modelin për Amerikën e Jugut do të jetë te mbrojtësi i përpara dhe do të ketë drita dhe maskë më të zgjeruar.
Derisa nuk do të ketë të dhëna zyrtare, atëherë duhet të mbështetemi tek ato të Nivusit. Ky model është i gjatë 4266 mm dhe i gjerë 2566.
Për tregun e Amerikës së Jugut, veturat janë prodhuar në fabrikën Anchieta në Brazil, derisa për Evropë do të jetë përgjegjëse fabrika në Pamploma të Spanjës.
Pritet të jenë vetëm me motor TSI benzinë, derisa me naftë dhe hibrid sipas tët gjitha gjasave nuk do të ketë. \ autoblog
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? Debati mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët po bëhet gjithnjë e më intensiv: a duhet... -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029 -
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027











