Lajme
Apple bën edhe një përmirësim të performancës
Kompania “Apple” u ka lëshuar zhvilluesve iOS 14.5 beta 6, ndër risitë e të cilit do të jetë edhe zhdukja e zërit të paracaktuar femëror për Siri-n, ndihmësi zanor i iPhone.
Në fazën fillestare do të jetë e nevojshme të zgjidhet manualisht nëse Inteligjenca Artificiale e shtëpisë Cupertino do të duhet të flasë me tonin e një gruaje apo të një burri, në mënyrë që të favorizojë një ekuilibër më të madh në preferencat personale.
Për më tepër, disa vende do të përftojnë kalimin e Siri-t në motorin nervor tekst-të folur (NTTS), që përdor teknologjitë e të mësuarit të makinës për të gjeneruar një përgjigje më afër zërit njerëzor, përfshirë thekset dhe kadencat e veçanta zanore.
Një tjetër tipar shumë i pritur është ai që lejon një monitorim më të saktë të gjendjes së baterisë, veçanërisht në telefonat inteligjentë të familjes iPhone 11.
Rikalibrimi do të hyjë në fuqi pas disa javësh përdorimi.
Përveç këtyre, iOS 14.5 do të prezantojë mundësinë e zhbllokimit të iPhone me biometri, edhe nëse është vendosur një maskë, duke përdorur një Apple Watch në kyçin e dorës.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












