Lajme
Nga dy teste në javë falas, për të gjithë qytetarët në Angli
Deri më tani, testet e shpejta të disponueshme lirisht janë rezervuar vetëm për grupe veçanërisht të cenueshme
Qytetarët në Angli së shpejti do të kenë mundësinë të testohen për virusin corona dy herë në javë, falas. Përveç shkollave dhe vendeve të punës, testet e shpejta do t’u ofrohen të gjithëve në stacionet lokale të testimit, në një shkallë të gjerë, ka njoftuar qeveria britanike të hënën e Pashkëve.
Deri më tani, testet e shpejta të disponueshme lirisht janë rezervuar vetëm për grupe veçanërisht të cenueshme, shkruan srf.ch.
Testimi është absolutisht i nevojshëm për të mos rrezikuar suksesin e fushatës britanike të vaksinimit gjatë lehtësimit të planifikuar, ka thënë kryeministri Boris Johnson, transmeton albinfo.ch.
“Kjo është arsyeja pse ne tani po bëjmë teste të shpejta, të disponueshme për të gjithë në Angli – për të ndaluar shpërthimet. “Në mënyrë që të mund të shohim njerëzit që duam dhe të bëjmë gjërat që na pëlqejnë përsëri”, ka thënë Johnson.
Kompanitë me më shumë se dhjetë punonjës mund të kërkojnë teste të shpejta për punonjësit e tyre, ndërsa teste të rregullta kryhen edhe në shkolla. Individëve privatë gjithashtu duhet t’u jepet mundësia të testohen vetë në stacionet lokale të testimit ose të porosisin teste që do t’u dërgohen në shtëpi.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar














