Lajme
Hungaria lehtëson masat, pavarësisht rritjes së numrit të viktimave
Hungaria ka nisur të rihapë dyqanet dhe të rikthejë shërbimet e tjera, pasi më shumë se një çerek i popullsisë është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.
Megjithatë, disa ekspertë shëndetësorë kanë bërë thirrje për vëmendje, pasi ky shtet ka regjistruar ditën me më së shumti viktima me koronavirus, prej kur ka shpërthyer pandemia.
Autoritetet kanë raportuar 311 vdekje të lidhura me koronavirus më 7 prill, duke e çuar në 22,400 totalin e viktimave me këtë virus, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Ky shtet ka regjistruar gati 700,000 infektime prej shpërthimit të pandemisë, me më shumë se 12,000 pacientë ende nëpër spitale, dhe mbi 1,400 nëpër ventilatorë.
“Shpresojmë se do të ketë rënie të lakrores në të ardhmen, të dhënat na japin shpresë, mirëpo shifrat janë ende shumë të larta”, ka thënë shefja mjekësore në Hungari, Cecilia Muller.
Meller u ka thënë gazetarëve më 7 prill se shifra e lartë e viktimave këtë ditë është edhe për shkak të vonesave në raportime nga disa spitale për shkak të Festës së Pashkëve.
Dyqaneve që janë hapur nga 7 prilli, u është kërkuar të punojnë vetëm me numër të kufizuar të konsumatorëve.
Restorantet janë hapur vetëm për shërbimet “merre me vete”.
Ora policore, që është zbatuar nga muaji nëntor, tani fillon me dy orë vonesë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













