Shqipëria
Arrijnë 100 mijë vaksina kineze në Shqipëri
Ashtu siç bëri të ditur në deklaratë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, avioni i “Air Albania” ka arritur nga Stambolli me sasinë e radhës së vaksinave kineze
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka bërë të ditur se kanë mbërritur 100 mijë vaksina anticovid në Shqipëri, ndonëse me një ditë vonesë për shkak të bllokimit të aeroportit të Rinasit nga kontrollorët e trafikut ajror.
“Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë”, shkruan Rama në Facebook, përcjell albinfo.ch.
24 orë pas bllokimit të fluturimeve në aeroportin “Nënë Tereza”, si pasojë e një greve të kontrollorëve ajrorë, nga pista e këtij aeroporti doli ministria Belinda Balluku, e cila dha lajmin e rinisjes së fluturimeve.
Zhbllokimit të situatës së paprecedentë të bllokimit të aeroportit të Nënë Tereza nga greva e kontrollorëve i parapriu një mbledhje urgjente e Komitetit të Mbrojtjes Civile, nga ku aeroporti konsiderohet infrastrukturë kritike me efekt ndërkufitar.
Ky komitet i dha plotfuqinë ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për të bërë operacional kontrollin e trafikut ajror, qoftë edhe duke zëvendësuar, nëse lind nevoja kontrollorët e larguar me kontrollorë të rinj vendas ose të huaj.
Autoriteti i Aviacionit Civil u ngarkua nga Komiteti Mbrojtjes Civile të licencojë në mënyrë të përshpejtuar kontrollorët e trafikut ajror.
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura Ndërsa popullsia e Zvicrës vazhdon të rritet, shumë vende evropiane po përballen me rënie demografike –... -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër -
Greva e autobusëve në Winterthur anulohet












