Kosova
Kosovë: Qeveria vendos t’i ndihmojë gastronomisë
Qeveria e Kosovës do të ndihmojë sektorin e gastronomisë përmes pagesës së qirave dhe të pagave të punëtorëve, pas vendimit për bllokimin e punës deri më 18 prill.
Në një konferencë të përbashkët për media, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u deklaruan se masat e ndërmarra kanë si qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, por njëkohësisht edhe ruajtjen e shëndetin të ekonomisë së vendit.
Sipas ministrit Murati, ndihmat për sektorin e gastronomisë mund të merren brenda buxhetit të vendit.
“Të mbështeten qiratë, pra shpenzimet fikse dhe pagat e punëtorëve. Synimi ynë si Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve do të jetë që të ruhet shëndeti ekonomik, por pikë së pari të ruhen vendet e punës, meqenëse ato vende të punës sigurojnë familje të tëra dhe mbështesin familje të tëra. Siç edhe e thashë, shumë shpejt do të dalim me masa konkrete. Në ditët në vijim do t’i takojmë përfaqësuesit e sektorëve në fjalë dhe bashkë me ta do të dakordohemi përfundimisht se cilat do të jenë masat. Pra, e thashë, subvencionimi dhe mbështetja në shpenzimet fikse, qiratë dhe punëtorët, mirëpo prapë ka dallime se jo çdo sektor ka ngjashmëri ose është i njëjtë, ka dallime dhe ka specifika për secilin sektor, andaj për çdo sektor duhet të bëhet dizajnim më specifik”, tha ai.
Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se situata me COVID-19 në Kosovë është shumë e rënduar sidomos në institucionet shëndetësore. Ai tha se vetëm në 24 orët e fundit janë 14 raste të vdekjeve me COVID-19, ndërkohë që 97 % e rasteve të reja në Kosovë, tashmë me simptoma të virusit britanik.
“Situata është e rëndë, sidomos në institucionet tona shëndetësore. Varianti i ri britanik është shumëfish më i rrezikshëm, sepse përhapet shumë më shpejt, është shumë agresiv dhe i prek moshat e reja, të cilët do të vaksinohen në fazën e tretë të planit të vaksinimit të hartuar më herët. Ne duhet të mbrojmë jetën e secilit, sepse çdo jetë është e vlefshme, e drejta për jetë është mbi të gjitha të tjerat. Masat kufizuese, pavarësisht të gjitha masave që janë provuar, janë dëshmuar si më të efektshmet për futjen nën kontroll të menaxhimit të pandemisë, për këtë kemi nevojë të gjithë tani”, u shpreh Vitia.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












