Lajme
A prishet agjërimi nëse merr vaksinën anti-Covid?
Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga muaji i Ramazanit, besimtarët myslimanë janë në dyshime nëse vaksinimi ndaj Covid-19 ndikon tek agjërimi.
Qari Asim, një imam, ka folur për median britanike BBC, duke thënë se vaksina nuk ndikon aspak, sepse vaksina shkon në muskuj më shumë se në qarkullimin e gjakut dhe nuk është ushqyese. Besimtarët myslimanë do të duhet të agjërojnë nga data 12 prill deri më 12 maj dhe gjatë këtyre ditëve, agjëruesit nuk hanë dhe as pinë asgjë nga lindja e diellit deri në perëndim.
“Shumica e dijetarëve islamikë janë të mendimit se marrja e vaksinës gjatë Ramazanit nuk do ta zhvlerësojë agjërimin”, tha Asim, i cili kryeson Bordin Këshillues Kombëtar të Xhamive dhe Imamëve.
Ai tha se mesazhi i tij për komunitetin mysliman ishte: “Nëse keni të drejtë për të bërë vaksinën dhe keni marrë ftesën tuaj, duhet të pyesni veten: a e merrni vaksinën që është provuar të jetë efektive apo rrezikoni të infektoheni me Covid, sëmundje e cila mund t’ju sëmurë dhe të ndikojë që të humbni gjithë ditët e agjërimit e të përfundoni në spital?”
Farzana Hussain, një myslimane dhe mjeke e përgjithshme në The Project Surgery në Londrën Lindore, u ka kërkuar njerëzve që edhe gjatë muajit Ramazan të marrin vaksinën Covid-19, duke theksuar se injeksioni nuk e prish agjërimin e tyre.
“Ne e dimë që shumë myslimanë janë të shqetësuar për vaksinimin e tyre gjatë muajit të Ramazanit. Shumë njerëz besojnë se bërja e një injeksioni në të vërtetë prish agjërimin. Por, kjo nuk ka të bëjë sepse nuk konsiderohet ushqim”, tha Hussain.
E-Diaspora
-
Vjenë
Vjenë: Startup-i austriako-shqiptar siguron 3.6 milionë dollarë investim për platformën e dizajnit me AI Startup-i austriako-shqiptar me bazë në Vjenë numëron 60 mijë përdorues dhe qindra klientë pagues, ndërsa versioni... -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”











