Shqipëria
Shqipëri: Përmirësohet situata epidemiologjike, lehtësohen masat
Nga dita e nesërme do të zgjatet ora policore nga ora 22:00 deri në 06:00, si dhe do të hapen edhe fluturimet me Britaninë e Madhe.
Lajmi është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një mbledhje të Komitetit Teknik, ku u theksua se këto masa do të jenë në fuqi për dy javët e ardhshme.
“Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes, duke filluar nga dita e nesërme, datë 12 prill. Po kështu, aktivitetin e bareve dhe restoranteve do të jenë të hapura deri në orën 22:00. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mëngjesit”, u shpreh ministrja.
“Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar, një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet”, shtoi ajo më tej.
Ndërkohë Manastirliu u ka bëri apel qytetarëve të vijojnë zbatimin e masave anti-COVID edhe në këtë muaj të Ramazanit.
Duke folur për procesin e vaksinimit, Manastirliu tha se sot ka vijuar vaksinimi i moshave mbi 65-vjeç dhe ditën e hënë vijon mbi 60-vjeç, duke u regjistruar pranë mjekut të familjes.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













