Lajme
Vjena dhe Austria e Ulët zgjasin “bllokimin” deri më 2 maj
Kryeqyteti austriak ka zgjatur edhe një herë afatin e masave ndaj koronavirusit. Deri më 2 maj Vjena do të vazhdojë të jetë e “mbyllur” duke zbatuar rregullat e deritashme. Disa orë më vonë të njëjtin vendim e ka marrë edhe landi i Austrisë së Ulët. Ndërkohë, mësimi në klasat shkollore pritet të fillojë nga data 26 prill, njofton albinfo.at
Ishte planifikuar që landet Vjena, Austria e Ulët dhe Burgenland të përfundojnë “bllokimin” e masave të dielën e ardhshme, por kjo gjë nuk do të ndodhë. Ato do të vazhdojnë të mbesin në fuqi të paktën deri më datën 2 maj. Kështu, të gjitha dyqanet tregtare (përveç atyre ushqimore, farmacive dhe higjienikë) do të mbesin të mbyllura. Nga ana tjetër, shkollat do të rihapen më herët. Mësimi online do të vazhdojë vetëm deri më 25 prill. Nga data 26 prill fëmijët do t’u kthehen bankave shkollore. Kështu ka njoftuar kryetari i Bashkisë së Vjenës, Michael Ludwig, përcjell albinfo.at.
Siç shkruajnë mediat austriake, Ludwig ka thënë se numri i infeksioneve të reja vazhdon të mbetet rreth 250 në ditë, ndërkohë shqetësuese mbetet rritja e numrit të pacientëve në kujdesin intensiv.
“Unë e di që këto masa janë jopopullore”, theksoi Ludwig në deklaratën e tij për shtyp. “Por, nuk kemi mundësi tjetër. Për shkak të ashtuquajturit mutacion britanik, ne jemi në një situatë krejtësisht të re”, ka shtuar ai.
Gjithnjë e më shumë pacientë të rinj janë duke u prekur nga ky virus. Mutacioni përhapet shpejt dhe është shumë agresiv. “Mund t’i ndodhë çdokujt”, paralajmëroi kryetari i Bashkisë së Vjenës.
Kryetari Ludwig me tej ka shtuar se ende nuk është informuar se përveç Vjenës, a do të zgjasin “bllokimin” edhe dy landet e tjera: Austria e Ulët dhe Burgenland, të cilët në të njëjtën ditë dhe me një miratim të përbashkët kishin vendosur për masat. ”Unë nuk besoj se ata do të presin deri të premten për të marrë vendim”, ka theksuar ai. Megjithatë, vetëm disa orë më vonë u njoftua se edhe Austria e Ulët vendosi për zgjatjen e masave.
Michael Ludwig po ashtu ka njoftuar se tashme është vendosur se nga 26 prilli nxënësit të rifillojnë mësimin në bankat shkollore.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër












