Kosova
Gërvalla godet Serbinë: Babai im u vra nga regjimi i Beogradit në Gjermani
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i është kundërpërgjigjur kryediplomatit serb, Nikola Selakoviq, duke thënë se Kosova e pavarur është projekt i përmbyllur.
“Pavarësia e Kosovës është punë e kryer dhe do të ishte mirë për Serbinë sa më parë që e pranon këtë”, është shprehur Gërvalla.
Na fjalën e saj, Gërvalla para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ka numëruar bëmat e Serbisë fashiste mbi shqiptarët, ndërkaq ka përmendur edhe vrasjen e babait të saj, Jusuf Gërvalla.
“Baba im është vrarë nga regjimi i Beogradit në tokë të huaj, në Gjermani. Fëmijëve të mi u them se nuk ka të bëjë me serbët, por Serbia duhet ta bëjë dallimin – duhet t’i sjellë kriminelët e luftës para drejtësisë”.
“Kemi gjithë interesimin për të normalizuar marrëdhënien me Serbinë. Kemi interesimin për perspektivën evropiane dhe jo atë të mesjetës. Jemi vend i vogël por i posaçëm. Jemi të vegjël, por qëndrojmë drejt. Kemi miq të besueshëm dhe jemi të besueshëm për ta”, deklaroi ajo.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












