Lajme
Rumani: Keqmemaxhimi i pandemisë, shkarkohet ministri i Shëndetësisë
Kryeministri rumun, Florin Citu, ka shkarkuar ministrin e Shëndetësisë për keqmenaxhim të pandemisë COVID-19.
Vlad Voiculescu është pushuar nga detyra gjatë së mërkurës pas një sërë incidentesh që nxitën tensione të shumta në qeverinë rumune.
Voiculescu ndryshoi kriteret e qeverisë për vendosjen e masave në zona të ndryshme, pa njoftuar më parë kryeministrin e vendit.
“Rumania po kalon një periudhë të vështirë në luftën kundër pandemisë”, tha Citu, teksa njoftoi për shkarkimin e ministrit.
“Në mënyrë që beteja të jetë e suksesshme, kam thënë gjithmonë se duhet besimi tek institucionet shtetërore”.
Voiculescu u emërua në dhjetor dhe ka shërbyer si ministër Shëndetësie për një kohë të shkurtër në vitin 2016. Me ardhjen e tij në kabinetin qeveritar, kryeministri premtoi se do të reformonte rrënjësisht sistemin shëndetësor.
“Ndryshimi që ndërmora sot synon për forcojë besimin e rumunëve tek institucionet shtetërore”, tha kreu i ekzekutivit.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













