Lajme
Universiteti i Oxfordit nis hulumtimet për përzierjen e vaksinave
Universiteti i Oxfordit ka nisur një studim të ri për të përcaktuar përfitimet nga përzierja e dozave të vaksinave kundër COVID-19.
Në studimin e Oxfordit është përfshirë edhe përzierja e vaksinave “Moderna” dhe “Novavax”. Deri më tani është përcjellë reagimi i sistemit imunitar pas përzierjes së dozave të “AstraZenecas” dhe “Pfizerit”.
Në rast se testimi rezulton i suksesshëm, atëherë do të ndikonte në shmangien e mungesës së dozave dhe do ta përshpejtonte procesin e vaksinimit.
Britania e Madhe gjatë kësaj jave ka nisur procesin e vaksinimit për të gjithë personat mbi moshën 45-vjeçare, por si shumë shtete të tjera, është përballur me mungesën e madhe të vaksinave, kryesisht për shkak të vendimit të Indisë për të ndalur eksportin e vaksinës “AstraZeneca” që prodhohet në territorin e saj.
Britania ka porositur edhe 30 milionë doza të vaksinës “Johnson and Johnson”, ani pse rregullatorët britanikë ende nuk kanë miratuar përdorimin e kësaj vaksine.
Ndërkaq “Johnson and Johnson” të martën ka bërë të ditur se dërgesat do të vonohen për Evropën, për shkak të disa rasteve të mpiksjes së gjakut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë nxitur ndaljen e përkohshme të administrimit të saj në vend.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













