Lajme
Gjermania redukton linjat e brendshme ajrore
Në një njoftim të fundit, industria gjermane e aviacionit dhe kompania kryesore hekurudhore thanë se do të punojnë së bashku për të nxitur gati një të pestën e pasagjerëve që fluturojnë çdo vit brenda, të urdhëtojnë me tren, transmeton albinfo.ch.
DeutscheBahn dhe Shoqata Gjermane e Aviacionit nënshkruan një plan veprimi mbi nismën në fjalë të enjten në Berlin.
Theksohet se rreth 4.3 milionë pasagjerë të aviacionit mund të futen në binarë çdo vit, thanë palët. Kjo do të përbënte rreth 18 për qind të vëllimit të përgjithshëm të pasagjerëve vendas.
Një afat kohor i saktë për arritjen e këtij qëllimi nuk u dha, por plani përmban elemente për dekadën e ardhshme. Plani i veprimit synon të shtojë linjat hekurudhore drejt Aeroportit të Frankfurtit, qendra më e madhe e aviacionit e Gjermanisë.
Lufthansa dhe DeutcheBahn njoftuan në mars zgjerimin e ofertës së tyre të përbashkët Lufthansa Express Rail.
Nga dhjetori do të ketë edhe trena të shpejtë shtesë, të cilët do të udhëtojnë me më pak ndalesa drejt Aeroportit të Frankfurtit.
Mungesa e lidhjes hekurudhore në distanca të gjata drejt aeroportit të dytë më të madh gjerman, atij të Mynihut, është një fushë që duhet të punohet më tej, thanë DeutscheBahn dhe shoqata e aviacionit.
Të dy palët hodhën poshtë idenë e një ndalimi të plotë të fluturimeve të brendshme për të ulur emetimet e gazeve serë, siç kanë kërkuar disa aktivistë të klimës.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













