Shqipëria
12 ditë pasi mori vaksinën kineze, u infektua me Covid
Jeta Asqeriu ka treguar në Top News se u infektua disa ditë pasi mori dozën e parë të vaksinës anti-Covid.
“Bëra vaksinën kineze më 2 prill. Nuk pata asnjë shqetësim. Edhe tani nuk kam asnjë problem. U infektova 12 ditë pas marrjes së vaksinës, kontaktova menjëherë mjekun e familjes dhe bëra testin, dola pozitive”.
Zonja thotë se ka qenë e kujdesshme, edhe pasi mori vaksinën. “Para se të bëja vaksinën, nuk kam pasur asnjë kontakt me persona të infektuar. Kam qenë shumë e kujdesshme”.
Laboranti mikrobiolog, Vasil Bashari, shpjegon se duhet të jemi të kujdesshëm. “Nuk duhet ta ulim vigjilencën. Duhet patjetër të mbajmë maskat, të ruajmë distancat. Këtu ka pasur disa raste infektimi pas marrjes së dozës së parë. Nuk do të thotë se virusi nuk të zë, por thjesht kanë simptoma më të lehta, e kalojnë shumë më lehtë. Vaksina ul pozitivitetin, efektet anësore dhe fatalitete. Sidomos pas dozës së parë, patjetër 10 ditëshin e parë, që organizmi të krijojë antitrupat”. /TCH
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












