Kosova
Mjekët në Kosovë hezitojnë të marrin vaksinën anti-Covid
Me gjithë pritjet e gjata për pranimin e vaksinave në Kosovë, pikërisht ata që janë në vijën e parë të frontit po refuzojnë të vaksinohen me AstraZeneca.
Deri tani nga 11 mijë mjekë dhe infermierë, janë vaksinuar rreth 5000. Këtë vendim të tyre po e kritikojnë të moshuarit, të cilët po shprehin interesim më të madh.
Mjekët dhe infermierët në Kosovë po hezitojnë të vaksinohen me AstraZenecan.
Që nga 29 marsi, kur edhe ka filluar procesi i vaksinimit në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, vetëm 2700 mjekë dhe infermierë janë vaksinuar nga afër 5 mijë sa do të duhej të vaksinoheshin.
Menaxheri i qendrës, Bardh Nimani, tregon se kjo po ndodh përkundër faktit se stafi shëndetësor trajtohet me prioritet për vaksinim.
Situata qëndron e njëjtë edhe në nivel vendi, pasi nga 11 mijë mjekë dhe infermierë sa ka Kosova, vetëm mbi 5 mijë prej tyre janë vaksinuar.
Por, ndryshe nga ta, gatishmëri të lartë po tregojnë të moshuarit, të cilët thonë se mosvaksinimi i stafit shëndetësor po frikëson qytetarët.
Përveç 24 mijë dozave AstraZeneca të pranuara përmes programit Covax, Kosova pritet të pranojë gjatë muajit maj edhe 95 mijë doza Pfizer nga Bashkimi Evropian.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














