Lajme
Gjermanët protestojnë kundër ligjit të ri për izolim
Mediat gjermane shkruajnë se sot qindra persona protestuan në Berlin kundër një ligji që pritet të votohet në Parlament për t’i dhënë kompetenca Qeverisë qendrore për të vendosur izolim në zonat me shkallë të lartë infeksionesh, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, kancelarja Angela Merkel vendosi që ta hartojë ligjin që nxiti kritika nga kundërshtarët politikë, të cilët kanë thënë se i kufizon liritë personale, pasi 16 shtetet federale refuzuan të vendosin masa të rrepta izolimi, pavarësisht shtimit të rasteve me Covid-19.
Theksohet se në mesin e masave pritet të jenë ora policore nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit, kufizimi i tubimeve private dhe kufizimi i dyqaneve e qendrave sportive. Shkollat do të mbyllen dhe nxënësit do t’i kthehen mësimit “online”, nëse shënohen më shumë se 165 raste për 100 mijë banorë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Qindra protestues, pak prej tyre me maska, u grumbulluan në një ditë me diell afër Portës së Brandenburgut, jo shumë larg ndërtesës së Bundestagut, në qendër të Berlinit.
Protestuesit valviten flamuj gjermanë dhe parulla me mbishkrimet “paqe” dhe “demokraci” si dhe lëshuan muzikë. Veturat e policisë ishin të parkuara në rrugë, ndërsa policët vëzhgonin.
Gjermanët janë të ndjeshëm ndaj masave që e kërcënojnë lirinë e lëvizjes për shkak të së kaluarës naziste dhe komuniste. Protesta kundër ligjit të ri jë javët e fundit janë mbajtur në disa qytete në mbarë vendin.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













