Kosova
Pensionistët e Kosovës paralajmërojnë greva e protesta
Është bërë e ditur se kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, ka bërë kërkesë me shkrim për takim me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Financave dhe Transferve, Hekuran Murati.
Ai takim urgjent me të dy pas vendimit të Qeverisë për mosvazhdimin e dhënies së shtesave për këtë kategori. Madje, Kajtazi këtë vendim të Qeverisë e ka quajtur të papritur. Sipas tij, që më shumë se 20 vjet ata janë anashkaluar dhe nënçmuar nga institucionet.
Sipas tij, nëse vazhdohet ky trend, nuk u mbetet gjë tjetër vetëm të marrim masa për grevë dhe protesta.
“Ky vendim ka qenë i papritur për faktin se në Kosovë janë 180 mijë pensionistë prej tyre janë 140 mijë pensionistë bazik që marrin pension social. Kështu që ky vendim ka ndikuar shumë në disponimin e tyre dhe ata mbesin të zhgënjyer me këtë vendim. Ndoshta qeveria ka menduar që për një kohë të gjatë me ngrit 10 euro. 10 euro nuk është kurrfarë vlere te pensionistët bazikë për shkak se i kanë 90 euro, shtohet edhe 10 euro, ajo nuk është bazë për jetën e tyre”.
“Pra, vendimi ka qenë pak i papritur. Unë kam kërkuar kontakt sa më të shpejtë me kryeministrin dhe ministrinë e Financave dhe Transfereve që të na dhënë përgjigje dhe ne do t’i përgjigjemi se ky vendim është i papranueshëm, zhgënjyes dhe nuk ka bërë zgjedhje të pensionistëve, veçmas atyre bazikë. Ne kemi dërguar edhe shkresë me shkrim, por presim që nuk do të injorohen pensionistët, sepse për 22 vjet janë të anashkaluar dhe të nënçmuar”.
“Tash pensionistët janë harruar dhe nuk bën mirë kjo qeveri t’i lërë pensionistët në këtë gjendje. Ne u kemi ikur protestave, por kemi ardhur në një pozicion se ata nuk janë duke na kuptuar. Nëse vazhdohet ky trend ndaj kujdesit të pensionistëve, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të marrim masa deri te protesta dhe greva”, shtoi Kajtazi.
Ai tha se pensionistët janë në gjendje të vështirë materiale dhe psikike.
Ndërkohë, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se vendimi i Qeverisë paraprake pas muajit prill nuk kishte planifikuar vazhdimin e dyfishimit të ndihmës sociale dhe shtesat prej 30 eurosh për pensionistët që marrin më pak se 100 euro.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025











