Shqipëria
Sa shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri në 3-mujorin e parë të vitit
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të 2021-ës është 513.781, duke rënë me 10,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020
Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin mars 2021, shënoi rritje me 44.8 % krahasuar me marsin e vitit 2020 që përkon edhe me kufizimin e lëvizjeve të shtetasve në pothuaj gjithë botën për shkak të pandemisë së virusit Sars-Cov-2.
Gjithsej sipas raportit të publikaur sot nga INSTAT, janë 394.478 qytetarë të huaj dhe shqiptarë që kanë hyrë në territorin tonë, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 170.279, ose 78,6 % më shumë se në marsin e 2020-s.
“Ndryshimet në përqindje të treguesve të lëvizjes së shtetasve janë ndikuar nga masat e pandemisë të vendosura në muajin mars 2020”, bën të ditur INSTAT.
Sipas INSTAT, numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të 2021 është 513.781, duke rënë me 10,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Gjatë tremujorit të parë të 2021, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Kosova ka pasur rritjen më të madhe me 38,3 % dhe Zvicra me 32,7 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 83,5 % dhe Anglia me 70,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Ndërkohë daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit mars 2021, janë 413.443 duke shënuar një rritje me 45,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tremujorit të parë 2021 është 756.405, duke rënë me 31,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 Orari i ri i trenave të Zvicrës për vitin 2026 hyn në fuqi më 14 dhjetor.... -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet













