Kosova
Edhe Grenell ka disa fjalë për Kurtin
Ish i Dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili sot ka votuar në zgjedhjet parlamentare që po mbahen në Shqipëri.
Ish-emisari thotë se vota e Kurtit në Shqipëri i tregon botës shumë për të, teksa komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të kryeministrit kosovar, njofton Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.
“Kryeministri i Kosovës po voton në zgjedhjet shqiptare. Kjo i tregon botës shumë për Kurtin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij”, shkroi Grenell në Twitter.
Kujtojmë se për votimin e Kurtit në Shqipëri ka pasur reagime edhe nga raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola vonn Cramon, e cila tha se “nuk mund ta kuptoj për çfarë bëhet fjalë”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” Filmi ndjek jetën e Rexhës, një njeriu që mbetet pothuajse i vetëm në një fshat të... -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari
Jeta në Zvicër
-
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 Shoqata FIZ Avokim dhe Mbështetje për Gratë Migrante dhe Viktimat e Trafikimit regjistroi 228 persona në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz












