Kosova
Thaçi i shkruan letër emocionale Ramës, i lë ‘amanet’ Kosovën
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nga qelia e Hagës ku po qëndron si i akuzuar për krime lufte, i ka drejtuar një letër urimi, kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama pas firores së tij në zgjedhjet e 25 prillit, raporton Albinfo.ch.
Në këtë letër emocionale, Thaçi i drejtohet Ramës si vëlla derisa i thotë të kujdeset për Shqipërinë por të mos harrojë të kujdeset edhe për Kosovën.
Letra e plotë:
Vëlla Edi,
Dhomat e ngushta e muret e qelisë së Hagës nuk e përmbajnë dot shpërthimin e entuziazmit tim për fitoren tënde – entuziazëm ky që ndryshe vështirë gjen vend në zymtësinë e vetmisë së ditëve të burgut. Por, si asnjëherë kohëve të fundit, sot jam i lumtur dhe i qetë për fitoren tënde, vellau im. Për Shqipërinë kam mall, dashuri, nostalgji. Sot, dielli i Shqipërisë që aq shumë më mungon ngrohu zemrën e Shqiptarit brenda meje.
Sot u fundosa i buzëqeshur në dallgët e kujtimeve të lavdishme të ditëve të luftës. U kujtova për ata që luftuan me mua, ata që ranë që lirinë ta sjellin mes nesh, dhe për krejt atë çka idealizuam aq shumë për Shqipërinë, sa u betuam të jepnim edhe jetën për çlirimin dhe bashkimin e trojeve Shqiptare. Ky ishte betimi im dhe i shokëve të mi si ushtar’ të UÇK-së, betim e luftë që sot më mban të qëndroj kokë-lartë e me ndergjegje qetësisht të pastër përballë të panjohurës.
Me gjithë ndërgjegjen e pastër e luftën e dinjitetshme për tu bashkuar me Shqipërinë, mu kujtua se vetëm atëherë kur Kosova u çlirua, ne e kuptuam se bashkimi ishte larg dhe i pamundshëm. Shqipëria e poezive, librave dhe amaneteve të vyera ishte dëshirë e ideal, po jo pasqyrë e realitetit të kohës. Unë luftova për kët’ideal me Kosovën brenda Shqipërisë po kur mundësitë u kufizuan, unë luftova për Kosovën shtet – krenarinë e jetës time. Jam munduar shumë për Kosovën, por edhe kam gabuar – dikur me entuziazmin e idealistit, e më vonë me arrogancën e pushtetarit.
Ama, vëllau im Edi, kurrë s’kam gabuar mbi raportin të cilin kemi krijuar bashkë. Ti je vëlla’ i ditëve të vështira, e shok i ditëve të bukura. Je Kryeministri i Shqipërisë që idealizova, dhe vëllau Shqiptar për të cilin me entuziazëm luftova. Sot, Shqipëria që ti aq shumë punove dhe do punosh ta ndërtosh, është Shqipëria për të cilën dikur u betova të luftoj. Është Shqipëria e poezive të Naimit – Shqipëria me malet e bukura e lisat e gjatë që sot, në tavanin e qelisë së burgut, më vizatohen e më rrin n’mend dit’ e natë.
Pra, vëllau im Edi, ty që po bën Shqipërinë të cilën e idealizova si i ri e u betova si ushtar, po te them i bindur se fitoren tënde e gëzojnë shqiptarët. Me ta, jam kaq i gëzuar edhe unë pa masë. Prandaj, me librat që më shoqërojnë në vetminë e këtyre ditëve ku koha refuzon të nxitoj, unë të përqafoj dhe uroj vëllazërisht nga larg për shkak të pamundësisë për të festuar bashkë.
Është e shëmtuar që nuk mund të jem aty, por përtej afshit revolucionar të kujtimeve të mija si ushtar dhe pragmatizmit prej politikani që m’godet herë-pas-here në formë kujtimesh, sot nuk të uroj si miku me të cilin ndave copa të rrugëtimit politik, por si vëllaut tim nga gjaku.
Me shpresën që do të mund takohemi përsëri duke frymuar nën qiellin e bukur dhe diellin që ngroh Shqipërinë e Kosovën, po të uroj të vazhdosh të japësh gjithçka nga shpirti yt për Shqipërinë. Kjo sepse edhe kur në ditët ku drita e diellit nuk depërton në muret e mbyllura të qelisë, dielli ngroh zemrën time vetëm at’herë kur Shqipëria dhe Kosova janë mirë.
Sot, Shqipëria fitoi! Sot, Shqiptarët janë mirë. Kujdesu për Shqipërinë, vlla, dhe mos harro që t’kujdesesh edhe për Kosovën. Kur ti kujdesesh për Kosovën, ti kujdesesh edhe për shqiptarët.
Me dashuri,
Vëllau yt,
Hashimi.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 Rregullat e reja mbi reklamimin e duhanit për të mbrojtur fëmijët, të miratuara nga parlamenti zviceran... -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim?











