Kosova
Amerika dhe BE-ja, kundër rishikimit të kufijve në Ballkan
Ka disa ditë që është shkruar rreth idesë për ndryshimin e kufijve të vendeve në rajonit të Ballkanit, si mundësi për të zgjidhur çështjet e mbetura si të pazgjidhura nga procesi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
Vlen të theksohet se SHBA dhe BE tashmë janë shprehur kundër rishikimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, madje e kanë quajtur shumë të panevojshme dikustimin e kësaj çështjeje, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të integrimit evropian dhe antarësimit në institucione kyçe evropiane dhe auroatlantike.
“Siç e kemi parë, spekulimet e panevojshme kohët e fundit për ndryshim kufijsh në Ballkan në bazë të linjave etnike kërcënojnë të sjellin destabilitet në rajon dhe zgjojnë jehonën e tensioneve të mëparshme. Një e ardhme e stabilizuar, e begatë për Ballkanin Perëndimor duhet të bazohet te qeverisja e mirë, sundimi i ligjit, demokracia shumetnike dhe respekti për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore”, thuhet në deklatën e zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.
Në anën tjetër, disa shtete të BE-së, e më së shumti Gjermania, janë shprehur kundër ideve të tilla, duke i quajtur si të rrezikshme.
Zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian, Eric Mamer, kishte thënë se qëndrimi i Bashkimit Evropian rreth ideve për ndryshimin e kufijve në rajonin e Ballkanit Perëndimor është i qartë dhe se nuk ka nevojë për asnjë ndryshim kufijsh.
Ai i ka bërë këto deklarata kur është pyetur se cili është qëndrimi i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, rreth ideve për ndryshim të kufijve, qoftë përmes dyshimeve se për këtë ka pasur një “non paper” slloven, apo ideve të tilla që qarkullojnë nëpër qarqe të ndryshme.
“Përveç letrës që përmendet, e së cilës i referohen shumë e ne nuk e kemi parë, nuk jemi në dijeni për ide të tjera për këtë dhe e dini shumë mirë pozicionin e qartë të BE-së që e kemi përsëritur shumë herë. Ne nuk jemi në asnjë mënyrë në favor të çfarëdo ndryshimi të kufijve. Duhet ta lëmë këtë çështje të mbyllur një herë e përgjithmonë. Pa marrë parasysh se a kanë ardhur letra, a do të vijnë letrat apo jo, qëndrimi ynë është shumë i qartë në këtë çështje”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer.
Kujtojmë, që mediat në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Slloveni kanë shkruar se për këto ide kryeministri slloven Janez Jansha, vendi i së cilit merr së shpejti edhe kryesimin e radhës të BE-së, kishte dorëzuar një “non paper” me këtë ide.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











