Muzikë
Bebe Rexha publikon këngën e re “Die For a Man”
Bebe Rexha në bashkëpunim me Lil Uzi Vert
Bebe Rexha ka publikuar sot (e premte) këngën e katërt nga albumi i ri “Better Mistakes”.
Bëhet fjala për një bashkëpunim me reperin amerikan Lil Uzi Vert, i cili tashmë është lansuar në kanalin zyrtar të saj në YouTube. Kënga është pjesë e albumit të dytë të këngëtares së njohur, të cilin do ta sjellë të plotë më 7 maj.
“Die for a Man” që në shqip do të thotë “Të vdes për një njeri”, tashmë është realizuar vetëm në versionin ‘audio’. Dyshja e popullarizuar vijnë me një interpretim të mahnitshëm dhe reagimet e fansave ishin të menjëhershme dhe shumë pozitive.
Përveç bashkëpunimit me Lil Uzi, në album përfshihen edhe disa duete të tjera me Travis Barker, Ty Dolla Sign, Trevor Danier, Rick Ross etj.
“Better Mistakes” në tërësi përmban 13 projekte dhe vetëm tri prej tyre janë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













