Shqipëria
Qytetet bregdetare të Shqipërisë nisin prezantimin e ofertave turistike
Oferta turistike e Lezhës për këtë sezon veror u prezantua sot në një takim të organizuar në bregdetin e Shëngjinit, me pjesëmarrjen e operatorëve turistikë dhe drejtues të pushtetit lokal.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, u shpreh se është krijuar një platformë online me qëllim promovimin dhe thithjen e sa më shumë turistëve, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
“Po e konkludojmë si ide. Ndërkohë që po përgatitim një platformë dixhitale, ku çdo element deri në imtësi që ofron Lezha do të jetë online”, tha Ndreu.
Ai u ndal edhe te punimet në infrastrukturë që do të realizohen për ta pasur një sezon të suksesshëm.
“Do merren edhe masat për realizimin e një plazhi në një pastërti shembullore, më mirë se vitin e kaluar, duke ndërhyrë e duke kuruar disa pjesë të territorit që ndonëse vjet nuk i kapëm dot, por që sivjet do të jenë gati. Mund të përmendim ndriçimin e rrugës që është një gangrenë nga Lezha në Shëngjin mendoj se do i japim një tjetër cilësi shërbimit të plazhit sivjet”, tha Ndreu.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












