Kosova
Mali i Zi nuk e ka hequr ende taksën 15 euro për qytetarët nga Kosova
Ende nuk është larguar taksa për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë për në Mal të Zi. Dy qeveritë janë duke punuar për finalizimin e marrëveshjes ndërshtetërore për heqjen e taksës në vlerë 15 euro. Kështu deklaroi për KosovaPress, drejtori i Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga, i cili shton se e njëjta mund të eliminohet deri më 1 qershor.
Gjatë këtyre ditëve është raportuar për një gjë të tillë, por që ai thekson se janë duke vazhduar takimet mes dy vendeve.
“Mendoj se diku në maksimum deri më 1 qershor kjo më nuk do të jetë në fuqi. Janë dy organet kompetente në takim të vazhdueshëm, sa kam marrë vesh dhe jam informuar, është dhënë një dritë jeshile edhe nga Qeveria e Kosovës. Draftet janë në përfundim e sipër, pritet që së shpejti të nënshkruhet marrëveshja ndërshtetërore për pranimin e këtij dokumenti dhe eliminimin e taksës”, deklaron për KosovaPress.
Drejtori i Organizatës Turistike në Komunën e Ulqinit, thotë se shpreson që ky sezon veror do të jetë më i mirë se vitin e kaluar. Hajdinaga thotë se janë të gatshëm të presin mysafirë nga Kosova për këtë sezon.
“Ju e dini që vitin e kaluar e kaluar qeveria e Malit të Zi na ka mbyllur për arsye objektive shëndetësore, sivjet është gjithçka e hapur, ne kemi punuar për atë drejtim. Mendoj se çdo gjë është gati, jemi shumë të përgatitur. Mbi të gjitha diçka që është mirë të transmetohet, së shpejti do të marrim lajmet e mira e një barriere të kamotshme shumëvjeçare për të eliminuar pagesën e siguracioneve të makinave në kufi. Ka hyrë në fuqi që familjarët të vijnë me fëmijët e vet nën moshën 18 vjeçare me çdo dokument, i cili posedon edhe një fotografi, pa asnjë pengesë”, shprehet ai.
Më tej, ai shton se janë duke punuar edhe për t’u eliminuar pritjet e shqiptarëve të Shqipërisë në pikën kufitare për Mal të Zi.
“Këtu nuk është e obligueshme maska, ose ka qenë dhe është por nuk respektohet, sepse ka tolerancë në atë kuptim. Për çdo ditë që vije ka lehtësim në atë drejtim”, tha ai.
Madje, ai zotohet edhe se do të ketë zbritje në shërbimet për pushime për turistët kosovarë.
“Plazhistët, restorantet dhe hotelierët më kanë lënë të drejtën ekskluzive, por edhe ata do të prononcohen, do të shkojnë konform situatës që na ka goditur të gjithëve. Por, edhe konkurrencës që mund të kemi majtas apo djathtas. Pra, ulqinakët kanë vendosur që edhe pse kemi qenë destinacion i lirë t’i ulin çmimet, nuk mund të bien përtokë. Mos më kapni për përqindje sepse sa pare, aq muzikë”, deklaron ai.
Sipas tij, numri i rasteve me Covid-19 ditëve të fundit në Ulqin ka rënë në pesë. Sezoni turistike në këtë vend pritet të hapet së shpejti./KP
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












