Shqipëria
Shqipëria synon që deri në verë të arrijë shifrën prej 1 milion të vaksinuarve
Shqipëria e ka kaluar tanimë kuotën e parapërcaktuar të 500 mijë vaksinimeve anti-Covid brenda muajit maj. Madje, duke e mbyllur procesin për dhënien e dozës së parë, 29 ditë përpara afatit të caktuar.
Sipas një skenari të dhënë nga kryeministri Edi Rama, brenda verës do të mundësohet vaksinimi i 1 milion shqiptarëve.
Interesimit të Albanian Post mbi realizueshmërinë e këtij skenari, i është përgjigjur drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico.
Sipas saj, ky skenar është tërësisht i realizueshëm.
“Nëse vijon me këto ritme furnizimi dhe duke mbajtur parasysh që janë bërë parapagesa për Pfizer dhe Covax nga qeveria shqiptare (pra jemi në dritare preferenciale) nuk ka arsye të mos arrihet si objektiv”, tha ajo, përcjell Albinfo.ch.
Këtë Fico e përforcon me faktin se ekipet e vaksinatorëve, janë të gatshme në terren. Një grupim i madh me vaksinatorë, është trajnuar që ta mbulojnë këtë punë sipas saj.
Për sa i përket marrjes së dozës së dytë nga 500 mijë të parët e vaksinuar, Fico është shprehur sërish pozitive se mund të realizohet marrja e dozës së dytë brenda muajit maj. Kjo, edhe për shkak të kalendarit favorizues të furnizimit.
Mbi zbritjen e fashës së vaksinimit, do të vijohet sipas planit, duke shkuar fillimisht te personat me sëmundje bashkëshoqëruese. Punonjësit e fasonerive po vijojnë ndërkaq fushatën e vaksinimit. Një numër i madh njerëzisht janë të punësuar në këtë sektor.
Një tjetër çështje që ka ngritur shqetësim është ajo e mutacionit indian të virusit. Ky version po qarkullon së fundmi dhe ka ngritur kambanat e alarmit në gjithë botën.
Sipas Ficos, kur bëhet fjalë për mutacione, ato bëhen të paparashikueshëm. Ajo nuk iu përgjigj në mënyrë direkte faktit nëse Shqipëria rrezikohet potencialisht nga ky mutacion. Gjithsesi, ka theksuar se ndryshimet janë në natyrën e virusit dhe janë të pritshme.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?













