Lajme
Gjermania zbut masat për të vaksinuarit
Deri më tani Gjermania ka regjistruar mbi 3.4 milionë raste me koronavirus dhe mbi 83.000 viktima, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se njerëzit që janë vaksinuar plotësisht kundër sëmundjes COVID-19 në Gjermani nuk do të duhet të respektojnë më orën policore apo kufizimet e kontakteve. Kabineti gjerman u dakordua për këtë projektligj të martën, ndërsa ai duhet të miratohet edhe nga Parlamenti.
Ministrja e Drejtësisë, Christine Lambrecht, të ketë thënë se pret që ligji të hyjë në fuqi nga kjo javë. Projekti përcakton që ata që janë vaksinuar plotësisht dhe ata që janë shëruar nga Covid-19 të lirohen nga kufizimet për takime private dhe nga kufizimi i daljes natën.
Aty thuhet se personat e vaksinuar dhe të shëruar do të mund të hyjnë në dyqane, të vizitojnë kopshtet zoologjike ose të shkojnë në parukeri pa teste paraprake. Sipas masave të miratuara në muajin prill, zonat në Gjermani, ku regjistrohen mbi 100 infektime të reja në 100.000 banorë për shtatë ditë me radhë, duhet të vendosin orë policore gjatë natës, ndërsa njerëzit mund të takojnë vetëm një person të një familjeje tjetër gjatë ditës. Tani bëhet e ditur se njerëzit, të cilët janë vaksinuar, ose janë rikuperuar nga COVID-19 dhe, rrjedhimisht, kanë imunitet natyror, duhet të përjashtohen nga këto rregulla.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës















