Kuriozitete
Raketa kineze që po shqetëson botën, sa është e rrezikshme?
Raketa e madhe kineze, që është jashtë kontrollit dhe është vendosur të rikthehet në atmosferën e Tokës këtë fundjavë, ka sjellë një situatë alarmante, por jo të pazakontë.
Ka një numër rastesh kur mbeturinat hapësinore janë rrëzuar në Tokë, përfshirë vitin e kaluar, kur nga një raketë tjetër ranë mbeturinat mbi fshatrat e Bregut të Fildishtë, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht jo dëme njerëzore.
Lajmi i mirë është se mbeturinat në përgjithësi paraqesin shumë pak kërcënim për sigurinë e njerëzve.
Mbetjet e raketës kineze janë drejt rënies së lirë në Tokë. Pjesa më e madhe e saj është shpërbërë, por segmenti kryesor 18 tonësh ka hyrë në Tokë.
Parashikimi i disa orëve më parë sugjeronte se do të bjerë në Itali. Por parashikimi i fundit, i publikuar nga CNN sqaron se Ushtria Amerikane thotë se mund të bien mbi Turkmenistanin e Azizë Qendrore, New Yorkun e Jugut, Afrikë, Australi, Portugali, Greqi, Itali dhe Spanjë këtë fundjavë.
A duhet që njerëzit të marrin masa paraprake?
Nuk ka nevojë, tha Jonathan McDowell, një astrofizikan në Qendrën e Astrofizikës në Universitetin e Harvardit.
“Rreziku që do të ketë ndonjë dëm ose që mund të godasë dikë është shumë i vogël – jo i papërfillshëm, mund të ndodhë – por mundësia është tepër e vogël. Dhe kështu që unë nuk do të humbja asnjë sekondë të gjumit për këtë”, tha ai.
“Ka gjëra shumë më të mëdha për t’u shqetësuar”.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih











