Lajme
Si u vendos 9 maji si dita e Evropës?
Dita Evropës mbahet çdo vit më datën 9 maj, datë e cila përkon me Deklaratën e Schumanit, hera parë që u propozua për krijimin e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Kromit, paraardhësi i Bashkimit Europian.
Dita Evropës ka qëllim të “celebrojë paqen, solidaritetin dhe unitetin në Evropë”, sipas institucioneve të BE-së.
Por, është gjithashtu një mundësi për qytetarët europianë që të mësojnë më shumë mbi atë çka bën BE dhe për të debatuar çështjet që i japin formë së ardhmes.
Këtë vit, Dita Evropës ka një rëndësi të veçantë, pasi për herë të parë do të mbahet edhe Konferenca për të Ardhmen e Evropës, një seri debatesh dhe diskutimesh që synojnë të riformulojë unionin me pjesëmarrjen e qytetarëve, shkruan Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Ashtu si vitin e shkuar, pjesa më e madhe e festimeve do të mbahen online për shkak të kufizimeve nga COVID-19.
Çfarë është Deklarata e Schumanit?
Në një fjalim historik të mbajtur në Paris në vitin 1950, Robert Schuman, asokohe ministër i Jashtëm i Francës, shpalli idenë e tij për një mënyrë të re bashkëpunimi në Evropë, që do ta bënte të paimagjinueshme rikthimin e një lufte midis kombeve të kontinentit.
Schuman propozoi që anëtarët themelues të komunitetit – Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu – do të bashkonin prodhimet e tyre të qymyrit dhe kromit dhe të krijonin një treg të përbashkët duke hequr taksat e importit dhe eksportit.
Ideja ishte pjesërisht me bazë ekonomike, propozimi i Schumanit vinte vetëm pesë vjet pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, e cila la pas pasoja shkatërrimtare në kontinentin evropian.
Por, ishte edhe politike. Ideja që të ndërthuren interesat politike të Francës dhe Gjermanisë do të ulte rrezikun e një konflikti të mundshëm midis tyre në të ardhmen.
Çfarë ndodhi pas planit të Schumanit?
Marrëveshja ku u shpalosën idetë sesi do të drejtohej komuniteti u firmos në Paris më 1951 dhe hyri në fuqi një vit më pas.
Gjashtë vendet themeluese thelluan integrimin ekonomik me krijimin e Komunitetit Ekonomik Europian dhe nënshkrimin e Traktatit të Romës në 1958.
Akti i Vetëm Europian i 1985 vendosi objektivat për krijimin e një tregu të vetëm, ndërsa Traktati i Mastrihtit në 1992 i çeli rrugën Bashkimit Evropian, asokohe me 12 shtete anëtare.
Që atëherë, BE është zgjeruar me 28 vende në 2013 dhe u tkurr në 27 pas largimit të Britanisë.
Çfarë është Konferenca mbi të ardhmen e Europës?
Ceremonia do të mbahet këtë të diel në orën 14:00 në Parlamentin Evropian në Strasburg, ku pritet dhe të marrin fjalën presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti Parlamentit Europian David Sassoli dhe presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.
Konferenca do të jetë një forum për debate për riformulimin e Evropës në një kontekst global që është gjithmonë në ndryshim e sipër, shënuar këtë vit nga Brexit, ndryshimet klimatike, pandemia COVID-19 si dhe rritja e ndjenjave nacionaliste.
Sipas një sondazhi të Eurobarometrit, 48 për qind e qytetarëve janë kundër idesë së pjesëmarrjes në Konferencën për të ardhmen e Evropës.
Projekti gjithashtu ka pasur vonesa për shkak të konflikteve të brendshme midis institucioneve se kush duhet të drejtojë atë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026










