Lajme
Zvicra, e para në Indeksin Financiar Global të Gjelbër për vitin 2021
Zvicra, në krye të Indeksit Global
Zvicra ka dalë fituese në Indeksin Financiar Global të Gjelbër të vitit 2021, me Cyrihun, duke ndarë vendin e parë me Amsterdamin në klasifikimin e përgjithshëm, transmeton albinfo.ch.
Gjeneva u rendit gjithashtu në top-dhjetëshen globale, duke e bërë Zvicrën vendin e vetëm evropian që ka dy qendra financiare në krye të bordit udhëheqës.
Evropa Perëndimore vazhdon të mbizotërojë vlerësimet e financave të gjelbërta ‘cilësore’, duke zënë nëntë nga 10 vendet e para në thellësi, dhe të gjitha 10 vendet e para në cilësi, transmeton tutje albinfo.ch.
Kjo pasqyron përpjekjet e vazhdueshme të bëra nga institucionet financiare evropiane, bankat qendrore, rregullatorët dhe Bashkimi Evropian për të vendosur qëndrueshmërinë në punën e tyre rregullatore, përfshirë edhe mbështetjen ekonomike të ofruar në përgjigje të pandemisë Covid-19.
Ky është indeksi i shtatë Global i Financave të Gjelbërta (GGFI 7). GGFI është një indeks i vlerësimit të faktorëve, bazuar në një sërë kriteresh instrumentale (masa sasiore) dhe një sondazh global (Studim) të vlerësimeve të profesionistëve financiarë për cilësinë dhe thellësinë e ofertave të financave të gjelbra në qendrat financiare.
Ky hulumtim është kryer nga Z / Yen, një nga think-tanket kryesore tregtare të Qytetit të Londrës. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti










