Lajme
Gjermani, falsifikohen certifikatat e vaksinimit
Gjermani në alarm, po falsifikohen certifikatat e vaksinimit
Mediat gjermane shkruajnë se falsifikimi i dokumenteve të vaksinimit kundër virusit Korona është shndërruar në një temë preokupimi për autoritetet e sigurisë në Gjermani, por ky problem është lënë shumë pas dore nga politika, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, kryetari i autoriteteve për luftën kundër kriminitalitetit (BDK), Sebastian Fiedler, deklaroi për gazetën “Handelsblatt”: “Problemi ekziston tashmë dhe do të mbetet aktual për një kohë të gjatë, pasi me një vaksinim të plotë lirohesh nga kufizimet e të drejtave themelore ose, në të ardhmen, do të kesh përfitime për lëvizjen e lirë”. Ndaj edhe ata që refuzojnë vaksinimin, do të jenë të interesuar të kenë këtë dokument për t’u ikur detyrimeve të karantinimit.
Vlen të theksohet se Fiedler akuzon politikanët se kanë dështuar në këtë drejtim. Ai e konsideron problemin e falsifikimit të të dhënave të vaksinimit si një “shembull tipik i një dukurie të re të parashikueshme”.
Nga ana tjetër, kryetari i Sindikatës së Policisë Gjermane (DPolG), Rainer Wendt, gjithashtu konsideron se kartat e vaksinimit mund të falsifikohen lehtë. Policia e ka shumë të vështirë t’i njohë dokumentet e falsifikuara, “nëse kjo nuk është bërë në mënyrë shumë të dobët”, dekalaroi ai për gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung”.
Kërkohet qasje në bazën e të dhënave për policinë
Ndaj Wendt kërkon që oficerëve të policisë, policëve kufitarë dhe kontrolluesve komunalë t’u jepet qasje në bazën e të dhënave të vaksinimeve të Institutit Robert Koch (RKI). Deri më tani, këto të dhëna janë raportuar në mënyrë anonime nga qendrat e vaksinimit, por kjo duhet të ndryshojë, kërkoi ai. “Të dhënat duhet t’i transmetohen RKI-së në tërësi. Do të thotë, duhet të kenë emrin, të dhënat personale dhe datën e vaksinimit dhe të ruhen atje në mënyrë që të mund të shihet qartë se kush dhe kur është vaksinuar e kush jo.” Këto të dhëna më pas mund të vihen në dispozicion të autoriteteve të kontrollit në internet për një periudhë kalimtare, në mënyrë që shërbimet e sigurisë të mund të hetojnë drejtpërdrejt, nëse dikush vërtet është vaksinuar apo jo, tha Wendt.
Prej ditësh në Gjermani personave të vaksinuar ose shëruar nga sëmundja COVID-19 u janë kthyer disa të drejta, të cilat më parë kanë qenë të kufizuara. Për këta persona nuk ka më kufizime të kontakteve apo të lëvizjes, ata trajtohen si personat që kanë bërë një test me rezultat negativ, shkruan DW.
Prej së dielës së kaluar në Gjermani kanë hyrë në fuqi rregullat për futje në këtë vend, për personat që kthehen nga pushimet. Personat e vaksinuar dy herë ose të shëruarit nga sëmundja COVID-19 nuk kanë nevojë të bëjnë teste dhe të futen në karantinë – përveç nëse vijnë nga një zonë me variante të reja të virusit Korona.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih













