Lajme
Hapet gradualisht Evropa, lehtësohen masat në Francë, Spanjë, Itali e Poloni
Kamerierët hapën restorantet dhe kafenetë e plazhit dhe turistët shijuan motin e mirë dhe aktivitetet e pavarura në plazh, si volejbolli.
Franca kaloi kuotën e 20 milionë personave që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19, pak përpara se të nisë lehtësimi i masave ditën e mërkurë, me rihapjen e dyqaneve, restoranteve dhe objekteve kulturore.
Njoftimi u bë nga presidenti Emmanuel Macron dhe kryeministri i vendit në rrjetin social Twitter, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Në Spanjë, turistët zbarkuan në plazhin Fuengirola, në Costa del Sol, pasi disa rajone të vendit filluan të hapen gradualisht pas izolimit total.
Gjithashtu, kamerierët hapën restorantet dhe kafenetë e plazhit dhe turistët shijuan motin e mirë dhe aktivitetet e pavarura në plazh, si volejbolli.
“Nëse sezoni vjen, atëherë do ta shijojmë”.
Kështu thanë pushuesit në Itali, ku plazhet u hapën për sezonin e ri me masa shtesë sigurie, nga frika e pandemisë së COVID-19.
Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në vendin fqinj rezultojnë rreth 6.660 të prekur dhe 146 të vdekur.
Në Poloni, njerëzit hoqën maskat dhe ngritën dolli për lirinë, teksa baret, restorantet dhe pub–et u rihapën për herë të parë në 7 muaj.
Rihapja, e kufizuar në ambientet e jashtme, fillonte zyrtarisht në mesnatë, por shumë njerëz nuk mund të prisnin dhe mbushën rrugët dhe baret për të filluar festën.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen e Opera Ball të Vjenës Spiropali, ftuar me ftesë të posaçme të Ministres Federale për Punët e Jashtme të Austrisë, Beate... -
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’
Jeta në Zvicër
-
EuroAirporti prezanton “check-in” automatik Pasagjerët e linjave ajrore të zgjedhura tani mund të regjistrohen automatikisht në EuroAirport Basel-Mulhouse. Linjat e... -
Zvicër: Iniciativë e re kundër tolerancës zero ndaj alkoolit -
Zjarri në Crans-Montana ka pasur pak ndikim në turizmin zviceran -
Prodhuesi zviceran i baterive nuk paguan pagat e janarit -
Aargau: Hetim ndaj policisë pas incidentit me dy të huaj që folën anglisht










